Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Joshja e diamantëve
Joshja e diamantëve
Diamantët kanë magjepsur dhe kanë zbukuruar trupin e njeriut që nga kohët e lashta. Jo vetëm që kanë qenë të rralla dhe të bukura, por edhe magjepsëse.

Sipas grekëve antikë, diamantet kanë qenë lotët e Zotit. Ata po ashtu admirojnë fuqinë e diamanteve, duke i emërtuar ‘adams’, që do të thotë ‘i pamposhtur’. Diamantet kanë qenë të kërkuara sidomos nga njerëzit më të pasur në botë dhe nga njerëzit më të fuqishëm.

Magjia e diamanteve
Monarkët i kanë mbajtur diamantet në shpatat dhe këllëfët si simbol të fuqisë si dhe në veshjet e tyre. Mbreti Luis IX i Francës kishte vendosur që diamantet të përdoreshin vetëm nga anëtarët e familjes mbretërore. Gjithashtu, edhe Holivudi ka pasur një lidhje të fortë me diamantet – asnjë qilim i kuq nuk është i kompletuar pa shkëlqimin e diamanteve, që janë më të dëshirueshmet në botë.

Çfarë është një diamant?
Diamanti është një gur jashtëzakonisht i çmuar, që gjendet rrallë, në thellësitë detare. Çdo diamant kalon rrugë mahnitëse. Përafërsisht vetëm gjysma e diamanteve që minohen sot janë kualitet i çmuar. Çdo diamant është unik. Është mirë të mbahet mend që diamantet janë të vjetra 900 milion vjet, ndërsa më të vjetrat janë rreth 3.2 miliardë vjet! Nuk ka asnjë perlë tjetër të rrallë e të veçantë sikurse janë diamantet: të pathyeshme, të bukura ose magjepsëse, dhe të gjitha këto janë cilësi që i bëjnë diamantet simbol të dashurisë.

Zgjedhja e diamanteve
Në qoftë se jeni duke kërkuar një unazë diamati, gjerdan diamanti, një palë vëthë diamanti ose një byzyluk diamanti, ose stoli të çmuara nga diamanti, do të thotë se keni marrë vendimin e duhur. Menjëherë pasi keni vendosur se cilin tip të stolive të çmuara e dëshironi, keni parasyshë modelin. Doni diçka klasike, shumë moderne apo diçka të jashtëzakonshme? Nëse bëni blerje për të dashurën, duhet të dini çka preferon ajo: ari të verdhë apo të bardhë. Sot, ari dyngjyrësh është i kërkueshëm dhe shumë i përhapur. Nëse dëshironi diçka vezulluese, atëherë mund të vendosni për platinin, këshillojnë profesionistët.

Diamantet janë të përjetshme, mos u ngutni
Diamantet janë investim emocional por dhe investim financiar, vlerësohen jo vetëm për vlerën, por edhe për çfarë paraqesin. Vlera e tyre asnjëherë nuk është zbehur gjatë shekujve.

Modelet IN
Rreth 15 vjet më parë, modelet e unazave nga diamanti ishin të mëdha, megjithatë tanimë ky trend ka bërë një rikthim, ngase këtë vit sërish ato janë në mode.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version