Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Pse është i rëndësishëm leximi i librave?
Pse është i rëndësishëm leximi i librave?

Ushtrime për trurin tonë
Trupit tonë i nevojitet aktiviteti. Kjo do të thotë se edhe trurit i nevojitet e njëjta gjë. Shkencërisht është dëshmuar se leximi ka ndikim shumë të madh në trurin tonë. Në kuptimin neurologjik, leximi është i nevojshëm, sepse ndihmon përqendrimin dhe aktivitetin intelektual. Aktivitetet mendore mund të ngadalësojnë procesin e sëmundjes së Alzheimerit, siç tregojnë studimet e shumta shkencore. Leximi është i shëndetshëm bash si gota e lëngut të pemëve ose si ushtrimet e mëngjesit. Prandaj, leximi meriton t’i kushtohet kohë e mjaftueshme.

Shpëtimi i botës
Ky mendim tingëllon si i tepruar, apo jo? Porse, nuk është i tepruar! Ajo që i nevojitet kësaj bote, janë njerëzit shumë më shumë të arsimuar, persona të vetëdijshëm, me tru të hapur, të cilët janë të frymëzuar dhe përplot ide. Leximi krijon njerëz të tillë, sidomos kur ata lexojnë zhanre dhe tema të ndryshme. Leximi është i këndshëm dhe i dobishëm, vetëm duhet të zbulohen cilat zhanre dhe tema janë për çdo person. Prandaj, merreni librin nga rafti, nuk do t’ju hajë, në fakt do t’ju bëjë njeri edhe më të përkryer sesa jeni tani.
 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version