Imagjinojeni si do të ishte sikur në mëngjes të zgjoheni me frizurë të përkryer, me këmbë të depiluara, me ten të bukur… Kjo, mjerisht, është e mundshme vetëm në ëndërr. Mirëpo, nëse vendosni të ndani kohën për rituale të vogla të mbrëmjes, të cilat do t’jurelaksojnë, në mëngjes do të zgjoheni shumë më të kënaqura. Dhe më të bukura. Kultivimi i natës është i rëndësishëm për disa arsye: derisa flini, lëkura juaj e trupit dhe e fytyrës, do të relaksohet maksimalisht dhe do të përtërihet. Nëse përdorni prodhime të qëlluara, në mëngjes do të jeni e pushuara dhe me plot shkëlqim. Njësoj është edhe me flokët: Nëse i lani në mbrëmje, duke u bërë trajtim të caktuar, në mëngjes do të duken më të shëndoshë dhe më me shkëlqim sesa kur vraponi nga shtëpia me flokë gjysmë të lagur, siç bëjnë shumica.
Përderisa ju flini të qeta, ato punojnë
Zgjimi me shkëlqim
Nëse para gjumit bëni një banjë të ngrohtë me livandë relaksuese, në mëngjes do të zgjoheni shumë më të pushuara sesa kur shkoni në shtrat pasi të keni ndjekur ndonjë film gjysmë të zgjuara. Provoni së paku një herë në javë të futeni në vaskë me ujë të ngrohtë, do ta vëreni ndryshimin.
Duart e mirëmbajtura gjatë tërë ditës
Duart e bukura dhe të kultivuara luajnë rol të madh tek përshtypjet që lini te të tjerët, prandaj nuk duhet t’i anashkaloni. Në çantë do të duhej mbajtur gjithherë kremi hidratant, sidomos në ditët e dimrit, ndërsa kultivimit të drejtë do t’i ndihmojë nëse para gjumit do të ndani pak kohë për trajtimin e tyre. Qitni në ujë disa pika vaji të petaleve të trëndafilit, pastaj si shtesë i ushqeni me krem duarsh.
Këmbë të bukura, të lëmuara
Edhe depilimin bëjeni natën, sepse nëse e bëni në orët e mëngjesit, para se të dilni nga shtëpia, lëkura do t’ju irritohet dhe do të skuqet. Për këtë arsye, në mbrëmje, pas depilimit, përdorni kremin hidratant, i cili do ta qetësojë lëkurën, këmbët do t’i bëjë të buta, ndërsa, kur të zgjoheni në mëngjes, mund t’i lyeni lehtë me vaj për trup.
Flini në temperaturë të durueshme
Dhoma e fjetjes nuk bën të jetë tepër e nxehur, sepse temperaturat e larta, veç të tjerash, e thajnë lëkurën. Prandaj, më së miri është që termostatin ta përqendroni ndërmjet 20 e 23 gradësh C, sepse kështu, veç gjumit të këndshëm, edhe lëkura do të jetë e shëndoshë.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.