Trupi gracioz, i hollë, me lule luksoze, thjesht pushton me bukuri, sidomos kur është në buqetë! Çdo aranzhim me zambakë është festë e vërtetë për sy! Më e rëndësishmja është që buqeta të sajohet harmonishëm, në mënyrë që secila lule të jetë e theksuar, e veçanërisht mbreti i buqetës – zambaku.
Që të zgjasin më shumë, lulet e zambakut gjatë natës duhet të lihen në vend të ftohtë. Kështu do ta mbajnë freskinë, ndërsa lulesat do të vyshken shumë më vonë. Zambakët duhet stërpikur një herë në ditë me ujë, sepse kështu do të duken më të freskët. Në fund, para se buqetën ta vini në vazo me ujë, bishtat duhet prerë pjerrtas në mënyrë që të rritet sipërfaqja përmes së cilës lulja do ta thithë ujin.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.