SHTRËNGATA - Para se të fillojë shtrëngata me tërë fuqinë, duket sikur ajri është i mbushur me elektricitet. Gati të gjithë njerëzit nuk e ndiejnë veten mirë, ndihen të mërzitur, djersiten, janë tepër të lodhur. Kur të kalojë koha e keqe, ajri kthjellohet, pastrohet dhe të gjithë e ndiejmë veten më mirë.
Koha me diell - Dielli përmirëson disponimin, ia mundëson trupit që të prodhojë vitaminën D dhe që kalciumi të vendoset në eshtra. Mirëpo, zhegu i madh i zgjeron enët e gjakut, prandaj te njerëzit e ndjeshëm shfaqen problemet në qarkullimin e gjakut.
Koha e lagësht dhe e ftohtë - Kush nuk është në formë të mirë trupore, ka më shumë gjasa që të ftohet. Në fakt, gjatë
kohës së lagësht dhe të ftohtë, sistemi imunologjik dobësohet. Veç kësaj, gjatë kësaj kohe, shumë njerëz bëhen depresivë.