Erjona Ala
Pa dyshim kjo është modelja shqiptare me karrierën më të bujshme në industrinë e modës. Ka bërë emër të madh në mesin e kreatorëve më të njohur botërorë. Prandaj, lirisht mund të thuhet se, në ditët e sotme, ajo është bosi i modeleve shqiptare, me eksperiencën që ka. Erjona lindi në Mitrovicë, ndërkaq, përmes profesionalizmit, shtatlartësisë dhe shkathtësive të saj, arriti të pushtonte botën e modës perëndimore. Ala është një nga modelet me fitimin më të madh në botë, ndërsa kohët e fundit konsiderohet një nga modelet më të kërkuara ndërkombëtarisht.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.