Këto katër ‘grimcuese’ nuk janë vetëm të shëndetshme por edhe na ndihmojnë të mbajmë truphollësinë.
FIQ TË THARË:
Janë burim i klasës së parë të substancave të rënda. Do ta forcojnë trupin me energji të nevojshme, prandaj janë ideale të përdoren para ushtrimeve. Përveç kësaj, përmbajnë sasi të madhe të kaliumit – mineral i rëndësishëm për përshpejtim të rigjenerimit të organizmit.
BAJAMET:
Janë të pasura me tokoferol alfa, në formë të vitaminës E, të cilën trupi e absorbon më së shpejti. Kjo vitaminë ka ndikim antioksidues si dhe pengon dëmtimin e qelizave pas ushtrimeve. Përdoreni një grusht bajame gjatë ditës.
ÇOKOLLATA E ZEZË:
Përmban flavonol, i cili i takon grupit të substancave bimore, që janë të dobishme për shëndet. Gjithashtu nxisin qarkullimin e gjakut, që kanë nevojë muskujt pas ushtrimeve.
BANANET:
Për shkak të sasisë së madhe të kaliumit, që përmban kjo pemë, nuk do të keni shtangie muskujsh.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.