Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Ndezjet e fshikës
Infekcionet urinare
Ndezjet e fshikës
Në mënyrë që t’i zvogëloni bakteret në urinë, pini shumë lëngje, shmangni kafeinën dhe alkoolin si dhe kurrë mos e shtyni urinimin.

Djegia ose pickimi para, gjatë apo menjëherë pas urinimit, nevoja e shpeshtë për urinim, dhimbja në fund të barkut, janë vetëm disa nga simptomat e infeksionit urinar.
- Që t’i zvogëloni bakteret në urinë, duhet pirë sasi të mjaftueshme të ujit (6 deri në 8 gota ujë në ditë), derisa urina të bëhet ngjyrëçelët. Nuk duhet përdorur kafeina dhe alkooli, sepse mund t’i dëmtojnë rrugët urinare. Kurrë nuk duhet shtyrë urinimin, sepse sa më shumë të qëndrojë urina në fshikë, aq më shumë vendosen bakteret në mukozë të fshikës. Nuk duhet përdorur kripa për larje dhe pravullitjet me shkumë, të cilat mund të pezmatojnë kanalet urinare dhe nuk duhet veshur ndërresa të ngushta. Nëse ndezja e fshikës shfaqet pas qëndrimit në pishinë me ujë klori, pas notimit duhet përdorur mjaft ujë.

Probleme serioze shëndetësore
Infeksionet urinare janë problem gjithnjë e më serioz shëndetësor, që në masë të madhe godasin femrat. Rrallë shfaqen te meshkujt e moshës nën 50 vjeç, ndërsa shkaktarë të shpeshtë janë bakteret e zorrëve. Esherhia koli është shkaktare edhe deri në 90 për qind të infeksioneve jo të ­komplikuara urinare.

Pije selinoje
Në 1,5 litër ujë ziejmë 400 gramë gjethe selinoje me dy limona dhe lihen për t’u ftohur. Kullohet dhe pihet tri herë nga një gotë pak më e vogël.

Uji i elbit
Në një litër ujë e ziejmë elbin për një orë, e kullojmë dhe i shtojmë lëngun e 1 limoni si dhe pak mjaltë. Pihen dy gota të mëdha të këtij uji, pastaj gjatë tri orëve të ardhshme pihet nga një gotë në çdo 20 minuta. Që të zvogëlohet thartira e urinës, në ujin e elbit qitet edhe sodë bikarbone.

Çaj boronicash të kuqe
Boronica e kuqe është shumë efikase te shërimi i ndezjeve të ndryshme dhe te infeksionet, mirëpo këto kokrra të kuqe ndikojnë edhe te ndezjet e traktit urinar të shkaktuara nga bakteri Esherhia koli.

Tufa e misrit
Tufa e misrit është diuretiku më i fortë natyror. Çaji nga tufa e misrit thyen gurin dhe e qet rërën nga veshka. Nëpërmjet këtij ujit treten edhe materiet e tjera të dëmshme. Ndihmon te të gjitha ndezjet e rrugëve urinare, te ndezja e fshikës urinare, eliminon urinimin e vështirësuar si dhe ndihmon te urinimi i natës.

Ndihmon edhe soda e bikarbonit
Te infeksionet urinare po kështu rekomandohet edhe soda bikarbone (e bukës). Një të katërtën e lugës me sodë bikarbone përzihet me përafërsisht 2 litra ujë dhe pihet për çdo ditë. Soda e bikarbonit pengon mundësinë e zhvillimit të baktereve.

Rigoni shërues
Shumë studime tregojnë për spektrin e gjerë antibakterial, antiviral, antioksidues dhe për veçori të tjera të kësaj bime. Rigoni mbyt plotësisht kolonitë e tridhjetë llojeve të baktereve. Po kështu është dëshmuar se vaji i rigonit ndal zhvillimin e stafilokokut, njësoj siç bëjnë streptomicina, vankomicina dhe penicilina.

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version