Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Zbuloni zonjat mahnitëse që inspirojnë me talentin e tyre
Zbuloni zonjat mahnitëse që inspirojnë me talentin e tyre
Në ditët e sotme, gratë po vërehen gjithnjë e më shumë për suksese të jashtëzakonshme në shoqëri. Ndonëse statistikat për gratë në pozita udhëheqëse në Kosovë janë të zymta, ka shumë gra në sektorin privat, të cilat shquhen për mençurinë dhe suksesin e tyre në karrierë. Prandaj, frymëzohuni nga Zonjat, që jua prezantojmë në vijim, të cilat janë dama të mahnitshme, udhëheqëse biznesi, supermodele me famë botërore, mjeke të veçuara dhe intelektuale të pamposhtura në fushën e drejtësisë.

Shkruan Blerina Gashi

 

ILIRIANA OSMANI SERREQI
E zgjuar, e aftë dhe vërtet e guximshme

Ndonëse profesioni ligjor ka normë relativisht të lartë të presionit në karrierë, avokatët e shkathët dallohen lehtësisht. Iliriana Osmani, ka dhunti të natyrshme, që i mundëson të tejkalojë kolegët e saj. Avokate, e cila është dëshmuar se mund të trajtojnë me shumë përgjegjësi, qetësi dhe profesionalizëm, rastet që duken të vështira për t’u zgjidhur. Karriera e saj e suksesshme ka thyer paragjykimet gjinore në fushën e drejtësisë, ngase është dëshmuar se ajo ka aftësi ideale dhe është një avokate e përsosur në praktikë, e cila është në gjendje të artikulojë dhe të shkruajë në mënyrë të qartë, bindëse dhe koncize.

 

GANIMETE DEDA
Dama e protetikës

Shquhet për profesionalizmin në fushën e mjekësisë, për buzëqeshjen që e karakterizon dhe për saktësinë në punë. Ajo është specialiste e klasës botërore, e cila punon në kuadër të klinikës së saj dentare dhe në qendrën e specializuar në Klinikën Universitare. Ofron trajtime cilësore dhe shërbime superiore për klientët, andaj njihet si dentiste triumfuese dhe e guximshme, virtyt i së cilës është afërsia dhe siguria në punë.

 

LAURA IMAMI
Disenjatorja e syzeve luksoze

Projektuesja e syzeve, e cila karrierën e saj në industrinë e modës e ka filluar në kryeqytetin britanik, në Londër, është shndërruar në një nga disenjatorët më të suksesshëm të aksesorëve luksozë. Veçohet për stilin e saj modern dhe elegant të dizajnimit të kornizave, të cilat i përshtaten çdo zonje me stil. Ajo ka arritur të krijojë një markë me famë botërore, që mishëron në mënyrë të përkryer thjeshtësinë dhe seriozitetin. Për dizajnin e përjetshëm dhe bashkëkohor të syzeve, Laura Imami frymëzohet nga funksionalizmi klasik që tejkalon kohën.

  

VJOSA GJIKOLLI
Pasioni për ëmbëlsira atraktive

Madje edhe njerëzit që nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat, kur shohin dekorimin profesional dhe tejet atraktiv të tortave të Vjosa Gjikollit, nuk mund të përmbahen. Në Prishtinë, shquhet për gatimin e ëmbëlsirave, prandaj është shndërruar në grua të njohur, e cila ka arritur të ndërtojë biznesin më të suksesshëm në fushën e pastiçerisë. Ajo është shumë e talentuar, ndërsa ëmbëlsirat e saj veçohen për shije fantastike dhe pamje tërheqëse.

 

MERITA HARXHI
Projektuesja e fustaneve elegante

Dizajnet e saj nuk janë fustane për ato që duan të kalojnë pa u vënë re. Merita Harxhi shquhet për veshje me efekte speciale, të kombinuara bukur dhe moderne. Ajo është shndërruar në kreatore të jashtëzakonshme dhe të suksesshme, kreimet e së cilës janë një mrekulli, me qëndisje madhështore, dominuar nga modernizmi glamuroz. Silueta e gruas në fustanet e saj ka pamje madhështore. Prandaj, koleksionet e saj vëzhgohen nga një perspektivë fantastike dhe të respektueshme.

 

SELLMA KASUMOVIQ
Artistja kreative

Nëse jeni tifoz i grimit avangard dhe dëshironi të dukeni si një ikonë, ka një zgjidhje. Sellma Kasumoviq, grimerja atraktive, çdo detaj që krijon në fytyrën e një gruaje, është unik dhe befasues. Ajo është përgjegjëse për theksimin e bukurisë dhe është kreatorja e shumë pamjeve moderne. Suksesi që arriti në fushën e artit i dha mundësi të krijojë linjën e saj personale të buzëkuqëve, të cilët janë shndërruar në hit të vërtetë.

 

ERJONA ALA
Yll i madh në industrinë e modës

Me një figurë që sfidon ligjet e natyrës dhe një fytyrë që është pothuajse superfotogjenike, nuk është çudi që Erjona Ala është një nga modelet më me ndikim në botë. Ishte vetëm 16 vjeçe kur defiloi në 65 revy të modës brenda vitit, ndaj u rangua në nivelin më të lartë të modeleve të famshme botërore. Kosovarja tërheqëse nga Mitrovica, pas një fillimi të bujshëm, bëri një debutim të jashtëzakonshëm, duke modeluar për disenjatorët më të famshëm të modës, të cilët e cilësojnë për bukuri dhe talent natyror në pistë, figura e së cilës jep rezultate tërheqëse, duke e bërë atë të adhuruar në industrinë e modës në gjithë botën.

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version