Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Hithra, bimë tepër e shëndetshme
Shëndeti
Hithra, bimë tepër e shëndetshme
Ngandonjëherë po harrojmë se problemet tona shëndetësore mund t’i rregullojmë në mënyrë të natyrshme. Vetë natyra na ka dhënë shumë opsione për shëndetin, ndërsa neve na mbetet vetëm të informohemi. Për hithrat thuhet se janë një ndër bimët më të dobishme.

Të gjitha pjesët e hithrës janë të dobishme për shëndet!

Hithra përmban albumina dhe yndyra, kalcium, fosfor, hekur, magnez, vitamina C, A, B2, B5, K, karotinë beta. Hithra është bima më e mirë për pastrimin dhe përmirësimin e gjakut. Ndikon në mënyrë pozitive në pankreas dhe ndihmon uljen e sheqerit në gjak. I zbut infeksionet e traktit urinar dhe stimulon punën e zorrëve.

Veçoritë e dëshmuara të hithrës janë:

- Parandalimi i krijimit të gurëve në veshka
- Pastrimi i gjakut
- Pengimi i rënies së flokëve
- Rregullimi i tretjes
- Ndikon si qetësues
- Ndal gjakderdhjen
- Forcon imunitetin

 

Çaji nga hithrat për shëndet

Çaji nga hithrat është i shkëlqyer për pastrimin e organizmit, i jep shkëlqim tenit, i zgjidh problemet e sëmundjeve të lëkurës. Në mjekësinë bimore çaji nga hithrat shfrytëzohet për sëmundjet e mëlçisë, për rregullimin e gjumit, shtangiet në lukth, të thatit, sëmundjet e mushkërive etj. Çaji i hithrave pihet 4 javë. Mund të pihet një filxhan çdo ditë si preventivë, ndërsa është i dobishëm edhe te infeksionet virusale.
 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version