Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Shëndeti: Pse plaket fytyra?
Shëndeti: Pse plaket fytyra?
Stili jetësor, mënyra e të ushqyerit dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, ndikojnë në shpejtësinë e efektit të këtyre faktorëve. Për mirëmbajtje dhe kultivim të lëkurës së fytyrës, po ju propozojmë disa nga maskat e efektshme në këtë pikëpamje.

Këshilla të dobishme:
1. Fytyra kurrë nuk duhet larë me sapun, sidomos dimrit. Sapunët e thajnë lëkurën dhe ia heqin shtresën mbrojtëse – lipidet. Fytyra lahet me shkumë dhe me gjel dedikuar tipit tuaj të lëkurës.
2. Pauza ndërmjet përdorimit të kremit ditor dhe të bazës për grim duhet të zgjasë 10 minuta. Kaq kohë i nevojitet lëkurës që ta thithë kremin dhe që ajo të mos e pengojë pudrën.
3. Rituali i pastrimit të fytyrës për orët e natës duhet të zgjasë 5 minuta. Së pari grimi hiqet me qumësht, pastaj fytyra pastrohet me shkumë ose me gjel dhe me ujë të vakët, më pas përdoret toniku.
4. Çasti i fundit për përdorim të kremit të natës është në orën 23. Rigjenerimi i qelizave të lëkurës fillon në orën 23 dhe zgjatë deri në orën 4 të mëngjesit, vetëm në këtë periudhë lëkura mund të shfrytëzojë përbërësit aktivë të kremit.

Faktorët që ndikojnë në plakje (të paraqitur prej 1 deri në 10):

Rrezitja: 9,5
Alkooli dhe duhani: 8,7
Stresi dhe pagjumësia: 8,2
Mungesa e oksigjenit: 6,1
Ushqimi jo i rregullt: 4,3


Mollët – 10 minuta
Një mollë kalohet në rende, i shtohet një lugë mjaltë dhe me këtë përbërje lyhet fytyra, paraprakisht e pastruar mirë. Maska mbahet 10 minuta dhe shpëlahet me ujë të vakët.

Gjethet e aloes – 15 minuta
Gjethi i aloes rrihet në havan dhe qitet në fytyrë. Kjo maskë përdoret tri herë në javë nga 15 minuta. Maska është efikase kundër shfaqjes së rrudhave të para, por mund t’i qetësojë edhe puçrrat.

Portokalli – 20 minuta
Shtrydhet portokalli dhe lëngu i tij përzihet me pak miell, kështu bëhet një qull i trashë. Përdoret në fytyrë të pastruar dhe mbahet 20 minuta. Shpëlahet me shumë ujë të vakët. Kjo maskë e normalizon yndyrën e lëkurës.

Kastraveci – 12 minuta
Kastraveci i freskët ndikon te kapakët e fryrë të syrit. Pritet në rrathë dhe lihet në frigorifer bile një orë para përdorimit. Rrathët mbahen mbi kapak të syve çdo mëngjes më së shumti 12 minuta.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version