Ti je ketu: Ballina > Aktuale > 3 kurthe për shkak të të cilave nuk shkrihen kilogramët
3 kurthe për shkak të të cilave nuk shkrihen kilogramët
Ushqimi do të duhej ta shuante urinë, porse disa ushqime kanë veprim të kundërt: na bëjnë akoma më të uritur. Prandaj, nëse nisni ndonjë dietë ose nëse thjesht nuk dëshironi të ngopeni dhe pas drekës së pasur të përdorni ëmbëlsirë ose akullore, mësoni cili ushqim paraqet ‘kurthin’ më të madh për lukth dhe – shmangeni!

POMFRITI
Patateve të fërguara, të cilat kanë status gati kulti ndër ushqime, pakkush mund t’u shmanget. Janë shtesë eshijshme për shumë gatime, ndërsa disa më me dëshirë i përdorin pa i përzier me të tjera, kështu më së shpeshti i hanë me shtesë të keçapit. Veçse këto karbohidrate përplot niseshte vështirë mund t’ju ngopin.

JOGURTI ME SHIJE
Jogurti është burim i shkëlqyer i kalciumit që mban fortësinë e eshtrave, veçse nëse përdoret jogurti me shije të dredhëzave, të dardhëve ose të ndonjë peme tjetër, në organizëm do të futni shumë më shumë sheqer sesa këtë mineral me vlerë. Kështu, më me dëshirë përdorni jogurt të zakonshëm dhe vetë shtoni, për shembull, arra, kështu do të keni një shujtë të pasur me fijeza dhe me yndyra të shëndosha.

BRUMËRAT E BARDHA
Për shkak të përpunimit, me ç’rast largohen fijezat dhe disa përbërës ushqyes, te brumërat e bardha më shumë është i përqendruar ushqimi i ëmbël dhe më pak i shëndoshë. Brumi i bardhë u takon karbohidrateve të cilat shkaktojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, për ç’arsye ndieni akoma më shumë uri.

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version