Ti je ketu: Ballina > Aktuale >

Shenjat që sinjalizojnë ndryshimet në trup

Jemi mësuar me telashet e herëpashershme shëndetësore, mirëpo zakonisht prapa tyre nuk fshihet asgjë serioze.Megjithatë, secila grua duhet t`u kushtojë vëmendjen simptomave të caktuara. Ç`është drejta, nëse sëmundja zbulohet me kohë, gjasat e shërimit janë shumë më të mëdha.


Çrregullimet e gjumit
Shpesh janë pasojë e stresit, porse prapa tyre mund të fshihen çrregullimet hormonale, depresioni, infektimet ose diabeti. Nëse problemet zgjasin më shumë se katër javë, duhet kërkuar kontrollim mjekësor.

Kapakët e ënjtur
Fajtor mund të jetë mungesa e gjumit ose alkooli i tepruar. Porse, ënjtja mund të jetë e theksuar edhe nga tensioni i ulët i gjakut, nga kapsllëku, nga alergjitë (kremi ose make-upi), ose për shkak të sëmundjes së zemrës apo të veshkave. Nëse kapakët i keni shpesh të ënjtur, konsultohuni me mjekun.

Zhurmanë vesh
Shkaktarë janë në fakt stresi ose zhurma. Por, herë-herë duhet fajësuar edhe ngushtimi i venave, gjë e cila shpie te ndërprerja e dëgjimit (infarkti në vesh), ose tinitusi (zhurmimi i përhershëm në vesh). Te rastet me ton piskame shumorëshe, patjetër duhet paraqitur te otorinolaringologu.

Rëniae flokëve
Deri në 100 qime të rëna në ditë, konsiderohet gjë normale. Por, nëse flokët bien me blej, atëherë duhet shkuar te gjinekologu ose te internisti. Mungesa e hekurit, problemet hormonale ose çrregullimi i funksionimit të tiroidës mund të jenë shkaktarë të këtij problemi.

Gusha
Mungesa e jodit dhe çrregullimi i funksionimit të tiroidës janë shkaktarë të kësaj trashjeje në qafë. Menjëherë duhet shkuar te mjeku për kontrollim të gjëndrës tiroide.

Dhimbja e gjinjve
Më së shpeshti ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale, të kushtëzuara me ciklin menstrual (sindroma paramenstruale). Mirëpo, nëse dhimbja shfaqet pavarësisht nga mujoret, atëherë shkoni te gjinekologu. Ndoshta është fajtore pilula e gabuar kontraceptive ose ndryshimet në indin gjëndëror të gjirit.

Djegësimë estomakut
Shkak është dobësimi i sfinkterit, i cili pengon kthimin e përmbajtjes në kapërcell - më së shpeshti është pasojë e ushqimit të yndyrshëm, të alkoolit dhe të nikotinës. Nëse djegësima zgjat më shumë se tri javë, atëherë vizitojeni mjekun. Djegësima që kthehet e dëmton kapërcellin dhe mund të shkaktojë zhvillimin e kancerit.

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version