Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Udhërrëfyesi juaj 7 ditor për terapi aromatike
Udhërrëfyesi juaj 7 ditor për terapi aromatike
Doni të lini përshtypje me një parfum? TEUTA është këtu për t’ju ndihmuar. Qoftë nëse jeni duke pirë koktej me shoqet tuaja, qoftë duke shijuar një darkë romantike me mashkullin tuaj, revista ka zgjedhur aroma të cilat do t’u përshtaten nevojave tuaja gjatë gjithë javës.

Të zbulosh aromën që të përshtatet, është gjëja më konfuze nga të gjitha kërkesat e bukurisë. Nuhatja apo aroma ka të bëjë me mënyrën se si ju bën të ndiheni. Në vazhdim keni parfumet për gjithë javën:

E hënë
Për këtë ditë, si fillim i javës, përdoret aroma nga lulet e shumta, si: zambak, trëndafil, kumak, lule portokalli etj. Nëse në mëngjes zgjoheni e zemëruar, përdoreni parfumin Beautiful nga Estee Lauder. Mashkulli seksi në autobus do t’ju buzëqeshë. Fundja, nuk është një ditë e keqe, apo jo?

E martë
Një aromë e papritur, e freskët, pikante nga lulet, që e bën këtë aromë kaq speciale. Gjatë gjithë ditës njerëzit do t’ju pyesin se çfarë parfumi keni përdorur. Ky parfum është Chance nga Chanel, një shans që sjell së bashku një grua dhe fatin e saj, gruan dhe parfumin e saj: pra, Chance nga Chanel. Një ngjashmëri e shquar!

E mërkurë
Nëse jeni e zënë me punë dhe duhet ta bëni një prezantim të rëndësishëm, duhet të jeni shumë profesionale. Lancôme La Vie Est Belle është një zgjedhje e mirë për të plotësuar një grua elegante, sepse aroma e tij është e freskët, moderne dhe ju bën të ndiheni e sigurt në vetvete. Gjithashtu, joshëse dhe seksi.

E enjte
Çfarë dite! Nëse uji në dush ka qenë i ftohët, nëse e keni thyer takën duke shkuar në punë, kompjuteri juaj në punë është prishur dhe keni humbur një raport prej tetë faqesh, atëherë qeshuni, sepse ju keni një aromë që do t’ju bëjë të ndiheni e shkëlqyese si dielli dhe gurgulluese si uji. Ajo aromë është Libre nga Yves Saint Laurent!

E premte
Nëse shkoni t’i takoni prindërit e të dashurit tuaj për herë të parë dhe për drekë, ju dëshironi të dukeni dhe të ndiheni më së miri. Aroma e parfumit Lady Million nga Paco Rabanne është zgjedhja juaj e drejtë, sepse do t’ju ofrojë një ndjenjë të sofistikuar dhe vetëbesuese.

E shtunë
Nëse shkoni në një darkë romantike me të dashurin tuaj dhe doni që ai të thotë uaa - çfarë arome, atëherë përdoreni aromën Wonderlust nga Michael Kors. Do të habiteni nga reagimi i tij. Edhe femrat, edhe meshkujt, do ta kthejnë kokën pas jush. Aromë sensuale, transparente dhe e qartë.

E diel
Nëse jeni me humor të mirë për diçka të butë dhe të ëmbël, atëherë përdorni aromën Dolce nga Dolce & Gabbana. Dolce është një aromë sensuale, e freskët dhe femërore e frutave tropikale, lule pranvere. Kjo aromë është shumë e këndshme dhe gjithashtu edhe meshkujve do t’u pëlqejë. Nëse jeni tip romantik, atëherë nuk do të gaboheni.

 © REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version