Ti je ketu: Ballina > Aktuale > 6 fajtorët në gotë për shkak të të cilëve lehtë shtojmë peshë
6 fajtorët në gotë për shkak të të cilëve lehtë shtojmë peshë

Shkrirja e kilogramëve nuk është punë e lehtë. Ushqimet e drejta dhe ushtrimet e rregullta janë me shumë rëndësi, porse njëlloj është e rëndësishme edhe çfarë pimë. Për shkak të përdorimit të tepruar të këtyre shtatë lëngjeve, shumë lehtë mund të trashemi.

Qumështi i yndyrshëm: Qumështi është i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve. Mirëpo, nëse qëllimi ynë është që të humbim peshë, atëherë duhet të zvogëlojmë konsumimin e qumështit me shumë yndyrë dhe të kërkojmë burimin e kalciumit te prodhimet e tjera, të cilat nuk janë qumështore, siç janë brokolit dhe drithërat.

Proteinat: Ushqimet e pasura me proteina janë shumë të rëndësishme, sidomos nëse ushtrojmë dhe dëshirojmë të ndërtojmë masën e muskujve. Veçse, nëse dëshirojmë të dobësoheni, atëherë duhet shmangur konsumimi i proteinave pas ushtrimeve.

Lëngu i freskët: Lëngjet e freskëta janë opsion i mirë kohë pas kohe, porse përdorimi i shpeshtë dhe i tepërt nuk është ideal. Përmbajnë sasi të madhe kalorish dhe të sheqerit, kështu që nuk do të na ndihmojnë te ulja e peshës.

Kokteji: Koktejet vështirë mund t’i shmangim, por do të duhej. Në fakt, koktejet e pemëve, si dhe ato që përmbajnë pije të shumta alkoolike, janë përplot kalori.

Kafeja e veçantë: Një numër i madh i njerëzve ditën e fillojnë me kafe si dhe gjatë ditës pinë edhe një filxhan tjetër. Mirëpo, nëse përdorim kafe të posaçme, siç janë ato me qumësht, kapuçinot, si dhe ato me sheqer të shtuar, me shllag, me qumësht ose shurupe, atëherë konsumojmë sasi të madhe kalorish!

Pijet energjetike: Ata që nuk janë adhurues së kafesë, shpesh përdorin pije energjetike. Pijet e këtilla kanë kalori dhe sheqer të tepruar.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
279

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version