Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Gjumi dhe trupi
Gjumi dhe trupi
Trupi është mekanizëm i jashtëzakonshëm. Në të gjatë gjumit ndodhin reaksione dhe ndryshime të shumta kimike, ndërsa shumica janë të ndërlidhura me gjërat me të cilat punojmë gjatë ditës. Nëse gjatë natës zgjoheni në të njëjtën kohë ose nuk mund të flemë, të zbulojmë arsyen e vërtetë dhe të kuptojmë se çfarë po na porosit trupi ynë.

 

 Nëse zgjohemi ndërmjet orës 23 dhe 1 

Kjo kohë është e ndërlidhur me fshikën urinare. Ky organ e përpunon yndyrën të cilën e kemi sjellë në organizëm gjatë ditës. Zgjimi në këtë kohë do të thotë se hamë ushqim të rëndë dhe të yndyrshëm dhe se është koha që t’i ndryshojmë shprehitë ushqimore.Po kështu, zgjimi në këtë kohë mund të flasë edhe se në vete mbajmë emocione negative, si: zemërim, hidhërim si dhe fajësim të vetvetes ose të të tjerëve. Gabimet personale ose të të tjerëve na mbajnë zgjuar.
 

 

 Nëse zgjohemi ndërmjet orës 1 dhe 3 

Në këtë kohë trupi e freskon mëlçinë, e cila është pastruese e organizmit tonë. Zgjimi në këtë kohë të natës mund të thotë se mëlçia është e stërngarkuar dhe se punon më fuqishëm. Domethënë, trupi na e tërheq vërejtjen se duhet ta ndryshojmë ushqimin dhe të zvogëlojmë përdorimin e alkoolit. Po kështu, zgjimi në këtë kohë të natës është i lidhur edhe me emocione negative, siç është hidhërimi, zemërimi dhe fajësimi, për shkak të të cilave vështirë mund të çlodhemi.

 

 Nëse zgjohemi ndërmjet orës 3 dhe 5 

Kjo kohë e ditës është e lidhur me mushkëritë, të cilat mbledhin oksigjenin, e përcjellin te organet e tjera dhe e përgatisin trupin për ditë të re. Në këtë kohë mushkëritë pastrohen. Nëse zgjohemi ndërmjet orës tre dhe pesë të natës, kjo mund të jetë shenjë se mushkëritë na janë stërngarkuar me ajër të ndotur ose me tym duhani, por edhe me ushqim të rëndë. Po kështu, zgjimi në këtë kohë është i ndërlidhur edhe me ndjenjën e pikëllimit dhe dhembshurisë, që do të thotë se në jetë kemi përjetuar diçka negative dhe depresive, gjë të cilën nuk e kemi pranuar plotësisht ose nuk e kemi zgjidhur.

 

 Nëse zgjohemi ndërmjet orës 5 dhe 7 

Kjo kohë është e ndërlidhur me zorrën e trashë, e cila në atë kohë pastrohet dhe rinovohet. Ky proces është shumë i rëndësishëm për tërë organizmin, ndërsa zgjimi në këtë kohë mund të thotë se trupi është dehidruar dhe se i mungon uji. Për sa u përket emocioneve, zgjimi ndërmjet orës 5 dhe 7 në mëngjes është i ndërlidhur me ndjenjat e mosdurimit dhe boshllëkut. Gjithashtu, kjo do të thotë se në jetë na mungojnë ndryshimet, lëvizjet dhe investimi në vetveten.

Zgjimi ndërmjet orës 1 dhe 3 të natës është i ndërlidhur me emocionet negative, si - zemërimi dhe fajësimi, për shkak të të cilave vështirë mund të pushojmë.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version