Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Diabeti: A i takoni grupit të rrezikshëm?
Diabeti: A i takoni grupit të rrezikshëm?

 

Llogaritet se mbi 40 për qind e të sëmurëve nga diabeti i tipit 2 nuk dinë për sëmundjen e tyre para se të diagnostikohen, jetojnë me të deri 7 vjet. Lidhur me këtë sëmundje moderne, po ju sjellim disa të dhëna.

Diabeti është sëmundje e cila në botë po zgjerohet shpejt, kështu që, sipas shënimeve të Organizatës Shëndetësore Botërore (WHO), nga vendi i nëntë është rritur në vend të pestë, sipas vdekshmërisë. Sot, një nga pesë personat e moshën 65 vjeç ka diabet. Llogaritet se rreth vitit 2025, shfaqja e diabetit të tipit 2 do të dyfishohet në krahasim me periudhën para dhjetë vjetësh, ndërsa qysh tani nga kjo sëmundje po sëmuren personat gjithnjë e më të rinj.

Ndihma nga natyra
Kanella rrit aktivitetin e insulinës: një lugë e kanellës në ditë mund të zvogëlojë dukshëm nivelin e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, kjo bimë ul edhe nivelin e kolesterinës së keqe dhe të triglicerideve. Mjedra është ilaç natyral për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Misri dhe tërshëra e pastrojnë gjakun dhe enët e gjakut si dhe ndihmojnë në shërimin e sëmundjes së sheqerit. Majdanozi që nga kohët e hershme përdoret për shërimin dhe zbutjen e diabetit. Gjethet e freskëta duhen prerë, ndërsa rrënjët po kështu duhen prerë imët dhe që të gjitha përzihen me një filxhan kos ose jogurt. Pihet çdo mbrëmje para gjumit. Lule radhiqja është ilaç natyral për sëmundjet e mëlçisë dhe të qeskës së vrerit, por është edhe mjet i mirë natyral për rregullimin e sheqerit në gjak. Që të shërohet diabeti, çdo ditë gjatë pranverës, derisa të lulëzojë kjo lule – duhet ngrënë nga10 fije të kësaj bime. Bima më parë duhet të pastrohet bashkë me lulen e pastaj të largohen lulet. Bima përtypet ngadalë e mirë dhe pastaj e përpihet.

Llojet e diabetit
Diabeti i tipit 1
Ky tip i diabetit shfaqet në moshë të rinisë, por mund të ndeshet edhe në moshën 40 vjeç të jetës. Shfaqet kur pankreasi nuk mund të prodhojë sheqer ose nuk e prodhon mjaftueshëm, ndërsa pasojë është rritja e përshpejtuar e vlerës së glikemisë në gjak. Mekanizmat që e nxisin këtë lloj të diabetit, e që ende nuk janë sqaruar mirë, me siguri janë të lidhur me praninë e antitrupave të cilët i sulmojnë qelizat e pankreasit. Procesi aktivizohet me infeksionin virusal të personave të cilët kanë predispozita gjenetike për diabet.

Diabeti i tipit 2 ose diabetes mellitus
Me këtë lloj sheqeri janë të përfshirë deri 98 për qind të diabetikëve. Në 80 për qind të rasteve fjala është për personat me peshë të shtuar. Më së shpeshti manifestohet në moshë të rritur, porse kohët e fundit po shfaqet edhe te personat e rinj me peshë të tepruar trupore. Incidenca është e mundshme të zvogëlohet, madje edhe me ndryshimin e sjelljes. Në fakt, është konstatuar lidhshmëria e ngushtë ndërmjet diabetit dhe trashësisë: diabetin e tipit 2, më së shpeshti e shkakton shtimi i masës trupore, sepse pesha shkakton alternativën metabolike, që përshpejtojnë shfaqjen e diabetit.

Diabeti në shtatzënësi
Kjo gjendje e organizmit paraqitet gjatë shtatzënësisë dhe përfshinë 3 deri 5 për qind të shtatzënave, gjë që paraqet rritjen e rrezikut të zhvillimit të diabetit të mëvonshëm. Kur nuk është i diagnostikuar dhe nuk shërohet, mund të bëhet problem edhe për nënën edhe për fëmijën. Në grupin e rrezikuar hyjnë gratë e trasha dhe ato prindërit e të cilave kanë pasur diabet. Sot të gjitha shtatzënat u nënshtrohen testeve për kontrollim të glikemisë.

Çaj kundër sëmundjes së sheqerit
Në gjysmë litri ujë zihen 50 gramë bishtaja të gjelbra të grimcuara, për 15 minuta. Çaji lihet të qëndrojë tri orë dhe pihet tri herë para buke. Te rastet e rënda merren 200 gramë bishtaja dhe zihen gjysmë ore në tri litra ujë. Lihet të qëndrojë tërë natën dhe të nesërmen pihet nga një gotë çdo gjysmë ore.

6 rregulla të ushqimit për diabetikët
1 Është e këshillueshme të konsumohen ushqime të freskëta. Hani mjaft perime, janë me kalori të ulëta si dhe nuk kanë yndyrë. Kur është fjala për pemët, në sasi më të mëdha mund të përdoren ato me pak sheqer, veçse duhet shmangur rrushi, fiku, pjepri dhe pemët e tjera që përmbajnë shumë sheqer.
2 Është e dëshirueshme që ushqimet të përpunohen shkurt, në mënyrë që të ruhen vitaminat. Personat me diabet mund të përdorin ushqimet e ziera në mënyrë klasike, mbi avull, të pjekur në enë tefloni ose në foli alumini, në furrë ose në skarë. Ushqimi i fërguar nuk lejohet.
Duhet shmangur ushqimet e yndyrshme. Yndyra mund të zvogëlohet në masë të caktuar, por jo plotësisht – në mënyrë që të mbetet shija dhe ushqyeshmëria e shujtës.
Shmangni erëzat e forta, që nuk do të thotë se duhet të hani ushqim pa shije. Të gjitha erëzat janë të lejueshme, porse duhet kontrolluar sasia e kripës, sepse sëmundjen e sheqerit rëndom e shoqëron edhe tensioni i lartë.
Salcat është më mirë të ndrydhen me pure të orizit, me perime ose me thërrmija të bukës.
6 Secilit të sëmurë i nevojiten 5-6 shujta gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë. Këto shujta përfshijnë tri shujta kryesore (kafjallin, drekën, darkën) dhe 2-3 (paradite, pasdite dhe para gjumit). Kur t’i radhitni kështu shujtat, nuk ndodh grumbullimi i sheqerit në gjak, veçse niveli i kujdesshëm oshilon lehtë. Në të kundërtën, shfaqet grumbullimi i sheqerit në gjak. Gjatë kohës më të gjatë ndodh dëmtimi i enëve të gjakut, i zemrës dhe i organeve të tjera të rëndësishme.

Mjafton t’i shkrini 3-4 kilogramë
Kohët e fundit janë bërë shumë studime shkencore, njëra syresh ka treguar se mjafton të shkrihen 3-4 kilogramë të peshës trupore, krahas ecjes së shpejtuar të çdoditshme në kohëzgjatje prej 30 minutash.

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
275

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version