Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Zhvillimi i inteligjencës
Fëmijët e mençur
Zhvillimi i inteligjencës
Kur është fjala për zhvillimin intelektual, kjo varet rreth 50 për qind nga gjenet, ndërsa përqindja tjetër nga ndikimi i rrethit, thonë profesionistët. Me fjalë të tjera, fëmija lind me predispozita të caktuara, ndërsa jeta e përditshme i ofron mundësi të ndryshme për ndërtimin e këtyre prirjeve. Prindërit, natyrisht, mund t’i ndihmojnë me siguri që fëmija të bëhet më i mençur.

Tri gjëra të cilat e dëmtojnë trurin

Shikimi i tepërt i televizorit­
Kushdo që ta ketë quajtur televizorin ëmbëlsirë për tru, e ka pasur mirë. Programi TV e tërheq vëmendjen e shikuesit në mënyrë jonatyrale, sepse e detyron që ta ndërrojë fokusin e tij përbrenda disa sekondash. Shikimi pasiv nuk e forcon aftësinë për përqendrimin e vëmendjes dhe as nuk paraqet nxitjen për tru. Profesionistët konsiderojnë se fëmijët nuk do të duhej të kalonin më shumë se dy orë në ditë para ekranit televiziv, ndërsa të vegjlit nën dy vjeç nuk do të duhej të shikonin fare televizorin.

Thithja pasive e duhanit
Ekspozimi në tymin e duhanit mund të ulë koeficientin e inteligjencës, ka dëshmuar hulumtimi i bërë në spitalin e fëmijëve në qytetin amerikan Cincinnati. Sa më shumë t’i ekspozohen duhanit, aq më shumë do të bjerë aftësia e të lexuarit, por madje edhe sasitë e vogla të tymit kanë efekt të padëshirueshëm. Humbja e një pike mund të mos duket e rëndësishme, por meqë 85 për qind e fëmijëve në një masë i janë të ekspozuar në tym, pirja e duhanit ka ndikim të madh negativ në IQ.

Çrregullimi i gjumit
Madje 11 për qind e fëmijëve kanë problem me gjumin. Për këtë arsye janë të mahmur, të përvajshëm dhe të parehatshëm, e kjo mund të ndikojë në vetë trurin. Shkaktare e çrregullimit të shpeshtë te fëmijët është apnea në gjumë: bajamet e zmadhuara dhe polipet i bllokojnë rrugët e ajrit, kështu që fëmija në gjumë shkurt ndalon të marrë frymë. Kjo përsëritet disa herë gjatë natës, kështu që e çrregullon ritmin e gjumit. Apnea në gjumë arrin kulmin në moshën rreth 5 vjeçe dhe mund ta privojë trurin nga oksigjeni, i cili ende zhvillohet. Hulumtimet kanë përfunduar se apnea i dëmton qelizat e trurit te njerëzit e rritur, ndërsa tani është duke u hulumtuar ndikimi i saj në trurin e fëmijës. Prindërit duhet të konsultohen me pediatrin nëse dyshojnë në çrregullimin e gjumit të fëmijës së tyre. Apnea në gjumë shërohet efektshëm me operimin e bajameve dhe të polipeve.


 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version