I famshëm për interpretimin fantastik, por njëkohësisht i veçuar për pamjen atraktive, Shkëlzen Doli, violonisti i shquar, po shkëlqen në të gjitha paraqitjet e tij në mbarë globin. Ai padyshim është shndërruar në ikonë kombëtare, frymëzues i fuqishëm, që mahnit të pranishmit, kudo që paraqitet, me pushtetin mbi mënyrën e interpretimin dhe muzikalitetin e lindur.
Violonisti virtuoz i cili shkëlqeu në koncertin e mbajtur për Festën Jubilare, në 130 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Austrisë dhe Koresë së Jugut, në sallën Seoul Art Center, thekson:‘ Kështu është kur një popull di ta çmojë kulturën dhe artin. Në Korenë e Jugut dashamirët e vërtetë të muzikës zënë radhë edhe duke sakrifikuar një natë në çadër, për të siguruar biletë për koncertin tonë të Philharmonic Ensemble, me 13 anëtarë të Filharmonisë së Vjenës’ – ka thënë Shkëlzeni.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.