Lulet nga floriri, argjendi dhe gurët e çmueshëm, përforcohen në jakë të kostumit me gjilpërën e sigurt. Edhe këtë stinë, bizhutë ose broshët janë detaje mode par excellence. Ndoshta me anë të broshit nuk do t’i largoni ‘shpirtrat e këqij’, siç kanë besuar egjiptianët e vjetër, ose sipas fiseve indiane Maya të tërhiqni dashurinë e personit që ju pëlqen, por sigurisht do t’ju rritet fama në sytë e njohësve të trendëve. Shtëpitë e njohura të modës, broshët po i quajnë ‘miniatura’ ku është përmbledhur gjithë bukuria e artit të stolive.
Disenjatorët në këtë stinë kanë treguar gjithë salltanetin e modeleve – ngjashëm me lulet e orkidesë zbukuruar me kristalet e shtëpisë së Emanuel Ungaros, deri tek çeliku minimal që i ka kreuar Alexsandër Wang. Ndërsa e përbashkëta e tyre është – ekstravaganca në madhësi, në material dhe përpunim. Edhe mënyra e mbartjes është e ndryshme. Bizhutë mund të ngjiten në jakë të kostumit, në mënyrën klasike, por edhe në krah ose në jakë të dolçevitës, nën mjekër, do të duken shumë elegante.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.