Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Kafjalli e shëron lodhjen
Kafjalli e shëron lodhjen
Dërrmimi dhe lodhja kronike shërohen me përdorimin e rregullt dhe të shëndoshë të mëngjesit.

Ndiheni në mënyrë kronike e lodhur dhe mendoni se keni nevojë për një pushim pak më të gjatë? Provoni diçka më të shpejtë, ndërsa pushimin vjetor lëreni për përjetime të kënaqësive. Pas kafjallit të shëndoshë, gjatë gjithë ditës do të jeni e koncentruar dhe plot energji.

Çdo mëngjes një pjatë me drithëra
Drithërat për mëngjes janë themel i ushqimit të ekuilibruar. Përgatitni fjolla nga tërësia e farës, ndërsa përveç me qumësht, mund t`i hani edhe me jogurt pemësh. Kjo shujtë e lehtë do t`ju ngopë mirë dhe do t`ju japë energji të mjaftueshme, që me disponim ta filloni ditën.

Shujta më e rëndësishme
Nëse e filloni ditën me kafjall cilësor, nuk do të keni oscilacione të ngopjes dhe të urisë, prandaj dhe nuk do ta teproni së ngrëni në shujtat e tjera.

Shujta e rregullon peshën
Hulumtimet e shumta nutriciste kanë vërtetuar se personat që hanë rregullisht mëngjes dhe që fusin në organizëm kokrra të tëra të drithërave, kanë më pak shtresa dhjamore në krahasim me ata që e kalojnë shujtën e mëngjesit.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version