“Zonja vjedhëse”
Ky lloj i armikes rregullisht i vjedh idetë tuaja dhe shefave ua paraqet si të vetat. Si ta ndalni? Nëse jeni e detyruar që me të t’i ndani mendimet tuaja, insistoni të komunikoni me anë të e-mail-it dhe ruani këshillat virtuale në dosje të veçantë, të fshehur mirë. Kështu do të keni dëshmi se po ju kopjon. Nëse vazhdon me të vjetrën, atëherë dërgojani shefit e-mail-et.
"Sëmirëzeza”
Jeni vonuar në punë gjysmë ore ose keni harruar të dërgoni e-mail-in zyrtar? Menjëherë do të vrapojë te zyra e shefit. Si ta ndalni: Nxitoni para saj. Nëse e dini se do të vonoheni, telefononi punëdhënësit dhe mirësjellshëm kërkoni falje, duke premtuar se të nesërmen do të mbeteni më gjatë në punë. Pas kësaj, “sjellja e saj qëllimmirë” lidhur me vonesën tuaj, do t’u tingëllojë si gjest i shëmtuar të gjithëve, madje edhe shefit.
“Mis provokuese”
Në prani të punëdhënësve qëllimisht ju pyet për gjërat për të cilat e di se nuk jeni kompetente të flisni vetëm e vetëm që të dukeni e paditur dhe e marrë. Si ta ndalni? Rrini e përmbajtur dhe me buzëqeshje përgjigjuni: “Pyetje interesante është kjo, por për këtë do të bisedojmë më vonë. Kujtoj se nuk ka kuptim që të humbim kohë për këtë, kur ka gjëra më të rëndësishme”.
“Gënjeshtarja”
Përhap fjalë nëpër ndërmarrje se si jeni e paaftë dhe e ngadalshme ose konfliktuoze. Si ta ndalni? Ballafaqohuni me të, thoni se keni dëgjuar për këtë dhe se po ia shihni për të madhe. Thoni se dëshironi ta dini çfarë ka me ju, në mënyrë që këtë ta zgjidhni dhe ta përmirësoni komunikimin. Askush që gënjen, nuk pret që viktima do të ketë guxim të afrohet ose të ballafaqohet me të. Me siguri do të paralizohet dhe të fillojë të belbëzojë se si kjo nuk është e vërtetë. Dhe përfundimisht do të mendojë dy herë para se të hapë gojën për të gënjyer lidhe me ju.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.