Nëse duam të bëjmë një punë të mirë për trupin tonë si dhe për mëlçinë tonë, le të mësojmë si ta mbajmë të shëndoshë dhe me çka “ta pastrojmë”. Ushqimi i yndyrshëm dhe i fërguar, pijet jo të shëndosha, alkooli dhe ilaçet janë armiqtë kryesorë të mëlçisë, e cila në trupin tonë ka funksion të filtrimit, e pastron atë nga përbërësit e dëmshëm. Por, për shkak të punës së rëndë që bën, mëlçia mund të jetë e ngarkuar së tepërmi, gjë që mund të shkaktohen probleme shëndetësore. Meqë mëlçia nuk është e lidhur me sistemin tonë nervor, nuk na dhemb, kështu që është shumë vështirë të zbulohet. Mirëpo, lajm i mirë është se mëlçia rigjenerohet dhe gati secili dëm mund të rregullohet.
Ananasi
Është përplot vitaminë C dhe ndikon si diuretik, i cili e liron trupin nga toksinat.
Cikla dhe karota
Të dyja janë të pasura me flavanoide dhe karotinë beta. E stimulojnë mëlçinë dhe e përmirësojnë punën e saj.
Perimet e gjelbra
Spinaqi, lakra jeshile dhe sallata janë përplot klorofil, kështu që janë me shumë efekt për neutralizimin dhe largimin e toksinave nga sistemi i gjakut.
Arrat
Përmbajnë sasi të mëdha të omega-3, të thartirave të yndyrshme si dhe të minothartirave, të cilat përshpejtojnë procesin e detoksikimit.
Menta
Gjethet e mentës janë të pasura me flavanoide, të cilat ndikojnë si antioksidues të fuqishëm.
Xhenxhefili
Është antioksidues i fuqishëm, i cili e përshpejton metabolizmin dhe ndihmon largimin e yndyrave nga trupi.
Lakra
Sikurse edhe brokoli dhe lulelakra, fuqishëm ndikojnë në enzima të mëlçisë që e rregullojnë dhe e përshpejtojnë punën e saj.
Agrumet
Janë të pasura me flavanoide dhe me antioksidues, andaj fuqishëm ndihmojnë mëlçinë që t’i absorbojë më shpejt elementet e dëmshme.
USHQIMET QË E PASTROJNË MËLÇINË:
Hudhra nxit krijimin e enzimave, të cilat e ndihmojnë trupin që t’i nxjerrë toksinat.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.