Pse duhet bërë dush para se të hyni në pishinë...
Gjithmonë duhet të shpërlaheni para se të futeni në pishinë! Sot më shumë se 50% e njerëzve nuk bëjnë dush para se të notojnë. Kjo do të thotë se nëse futemi në pishinë pa u shpërlarë, do të notojmë në djersë, urinë, materie fekale, dhe në çdo mikrob tjetër që gjendet në lëkurën dhe flokët tonë. Vulgare!
Shpërlarja e trupit para notit, është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur ujin e pishinës pa mikrobe, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tjerë nga sëmundjet rekreative të ujit. Është e domosdoshme që çdo i rritur dhe sidomos fëmijët të pastrohen mirë para se të futen në pishinë. Asnjëherë nuk duhet hyrë në pishinë me të brendshme apo nëse fëmijët kanë lozur gjatë gjithë ditës dhe si freskim preferojnë ujin. Atëherë gjithë djerësitja, papastërtia e trupit apo bakteret nën shputa do të mbesin në pishinë. Sipas Dr. Erika M.Schwartz shputat tona kanë rreth gjysmë milioni gjëndra djerëse, ndaj bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë dhe të prodhojnë erë. Asnjëherë ju apo fëmijët tuaj nuk duhet lejuar futja e kembëve (shputave) në pishinë. Sipas udhëzimeve nga departamenti i shëndetit publik, personat që nuk lejohet ta përdorin pishinën janë ata me kërpudha në shputa, baktere piogjenike, sëmundjet e lëkurës, sëmundjet e tjera infektive, personat me ethe të lartë, konjuktivit, laringit, etj.
KLORI VRET JO GJITHÇKA
Në pishinë klori përdoret për të vrarë dhe për të oksiduar bakteret dhe mikrobet e dëmshme, si Escherichia coli dhe bakteret tjera. Klori është një dezinfektues shumë efektiv. Megjithatë, ky kemikal nuk është i suksesshëm kundër çdo infekcioni dhe nuk reagon menjëherë. Pas larjes në pishinë, dezifektimi i ujit përmes klorit merr disa ditë kohë deri sa të reagojë. Për shembull, klorit i duhen 10 ditë për ta vrarë parazitin Cryptosporidium.
Kur klori përzihet me materien organike të trupit tonë mund të krijojë një agjent më toksik të quajtur produkt i halogjenizuar. Kjo është një tjetër arsye pse duhet larë mirë para se të futemi në pishinë publike apo private.
Larja e trupit para notit ndihmon në heqjen e djersës, kremit, baktereve. Kjo do të thotë se klori në pishinë nuk do të duhet të punojë aq gjatë dhe shumë sëmundje mund të parandalohen.
Të njëjtat rregulla zbatohen kur notohet në liqene dhe oqeane. Nëse ju nuk bëni dush para se të futeni në det, ju leni gjurmë të materieve fekale. Kjo është arsyeja pse cilësia e ujit të plazhit përkeqësohet pas disa ditësh.
Sipas hulumtimeve, qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vlerësojnë se mesatarisht njerëzit kanë rreth 0.14 gram fekale në trupin e tyre. Gëlltitja e një sasie të vogël uji që ka përmbajtje me feces mund t`ju bëj të sëmureni. Pra, duke mos u pastruar para notit, ju e vendosni veten dhe të tjerët në rrezik.
Sipas studimeve, notarët kanë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e një pishine të shëndoshë. Për këtë gjë është e nevojshme të bëhet dush në mënyrë për të mos e ndotur ujin me baktere.
Ja se çfarë mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e ujit të pishinës:
- Mos e futni ujin e pishinës në gojë dhe ta nxjerrni përsëri në ujë
- Kurrë mos notoni nëse keni diarre, apo dhimbje barku
- Mbani pjesën e poshtme të fëmijëve pastër (dhe tuajën, gjithashtu). Çdoherë që hyni në banjo për nevojë të vogël apo të madhe, duhet të mbani higjienën me sapun, para se të hyhet në pishinë. Bisedoni me fëmijët tuaj për mbajtjen e pastërtisë, para larjes.
- Pas banjos lani duart mirë me sapun.
MOS I THENI RREGULLAT E PISHINËS. Parandaloni shpërndarjen e baktereve. Gjithmonë duhet larë duart, të pastroheni duke bërë dush para se të hyni në pishinë dhe asnjëherë të hyni me dhëmb të palarë.