Botimi reprezentativ dedikuar kryeqytetit të Kosovës, ‘PRISHTINA Monografi unike’ është një vulë e veçantë, libër emblematik që arkivon të vërtetën, krejtësisht origjinal, një pasuri e rrallë e fjalës artistike, shkruar me përkushtim, bazuar në fakte shkencor, ngjarje, zakone dhe përjetime njerëzore, të një brezi brilant, që ruan në zemër me shumë kujdes reliktet e çmuara të kujtesës kolektive të disa epokave. Kjo vepër është zë i fuqishëm, mekanizëm mbrojtës i traditës, një studim i gjerë dhe i hollësishëm shkencor, që trajton jetën dhe rritën e qytetit të Prishtinës.