Ti je ketu: Ballina > BOTIMET > PRISHTINA, Trashëgimia Kulturore e Qytetit
Autore Sanije Gashi
PRISHTINA, Trashëgimia Kulturore e Qytetit

Botimi ekskluziv PRISHTINA është një vështrim unik i jetës së dikurshme prishtinase, qytetit të zejeve, rrugicave piktoreske, të shtruara me kalldrëm, shtëpive me karakter sofistikues, familjeve të njohura prishtinase, zonjave me stil elegant dhe intelektualëve të parë të kryeqytetit. Trashëgimia e përgjithshme, bërthama e qytetit historik, monumentet kulturore, janë rrënjët e identifikimit. Andaj, historitë individuale të prishtinasve, të rrëfyera në këtë vepër, për qytetin e viteve të hershme të shekullit XX, bëjnë të kuptojmë se sa shumë ka ndryshuar qyteti ynë, ku shumë objekte janë rrënuar në mënyrë të panevojshme, zona të tëra nuk janë konservuar, as nuk janë restauruar me kujdes. Ky libër në fokus të veçantë ka trashëgiminë arkitekturore, si një element i identitetit kulturor dhe një mjet për komunikim me të kaluarën. Të përditshmet e jetës së dikurshme prishtinase, përjetësohen në këtë vepër të veçantë, tejet mbresëlënëse të autores prishtinase Sanije Gashi.

 

 

dukagjinibooks.com/books/1700179

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version