Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Gjërat që na bëjnë ngashënjyese për meshkujt
Gjërat që na bëjnë ngashënjyese për meshkujt

MËSIM JETE

Femrat i duan meshkujt, në prani të të cilëve mund të kënaqen së qeshuri. Edhe meshkujt kanë të njëjtën ndjenjë, kur është fjala për femrat.

Disa femra joshjen e kanë të natyrshme, të lindur – nuk dihet saktë si dhe qysh, por dihet se janë shumë më të suksesshme për sa i përket ngashënjimit te meshkujve, edhe nëse janë ndoshta më pak të bukura se konkurrentet e tyre. Si e arrijnë këtë? Me siguri i kanë disa nga këto karakteristika:

Gjithkush e do personin pranë të cilit kënaqet së qeshuri, porse humori nuk funksionon njësoj si te femrat dhe si te meshkujt. Përveç që qeshemi për gjëra të ndryshme, ndryshe perceptojmë humorin, kur është fjala për joshjen. Gratë i duan meshkujt, prania e të cilëve mund t’i bëjë të qeshen këndshëm, edhe meshkujt kanë të njëjtën ndjenjë, kur bëhet fjalë për gratë, por kur është fjala për gjininë mashkullore, atëherë gjërat funksionojnë pak më ndryshe – meshkujt i duan gratë qesharake, por akoma më shumë i duan gratë të cilat u qeshen foreve të tyre.

Mashkulli i vërtetë i do gratë që kanë personalitet dhe mendime personale, edhe kur nuk përputhen domosdoshmërisht me të tijat.

Hulumtimet tregojnë se nuk dashurohemi në personin, veçse në mënyrën se si ndihemi kur jemi në shoqëri me të. Me fjalë të tjera, mund të jesh personi më i mirë në botë, por nëse në shoqërinë e tij ndihesh monotone, atëherë nuk do të kesh shumë lumturi, kur bëhet fjalë për joshjen e mashkullit.
 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
277

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version