Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Maskat ushqejnë fytyrën
Kozmetikë
Maskat ushqejnë fytyrën
Lëkurës së fytyrës i nevojitet kujdes i veçantë. Nëse e zgjidhni maskën e përshtatshme, menjëherë do t’i vëreni ndryshimet!

Shumë gra mendojnë se mjafton të pastrohet lëkura e fytyrës dhe mbi të të vihet kremi hidratues apo ushqyes. Sot, ndërkaq, kur vazhdimisht jetojmë në strese dhe në mjedis jo të shëndoshë, lëkurës së fytyrës i nevojitet një kujdes i veçantë, që përbëhet nga maska. Menjëherë pas përdorimit të parë do të vërehen ndryshimet: lëkura do të bëhet e pastër, e lëmuar dhe e shtrirë, rrudhat do të pakësohen dhe do të pengohet krijimi i të rejave. Po ju ndihmojmë që të zgjidhni maskën për fytyrën tuaj, të cilën do ta përgatitni vetë në shtëpi, sepse të gatshmet, që janë mjaft cilësore, për buxhetin tonë vërtet kushtojnë shtrenjtë.

Limoni heq papastërtinë
E përzieni lëngun e limonit me pak vaj ulliri, e vini në fytyrë duke bërë rrathë, përderisa të skuqet lëkura. E mbani për gjysmë ore. Është melhem i qëlluar për lëkurë të yndyrshme dhe të papastër.

Maska për pastrimin e lëkurës
Mielli i misrit freskon
Dy lugë të miellit të misrit përzihen me të bardhët e vezës dhe rrahet mirë. Masa e fituar vihet në fytyrë të pastër dhe lihet të qëndrojë për 15-20 minuta. Masa e përtharë hiqet me leckë të pastër, pastaj lahet mirë fytyra, njëherë me ujë të nxehtë, pastaj me të ftohtë. Lëkura e fytyrës do të bëhet e pastër, e freskët dhe pa shkëlqim.

MASKAT USHQYESE

Për bukurinë tuaj – veja
E përzieni një të verdhë të vesë me një lugë vaj ulliri. Me këtë masë e lyeni tërë sipërfaqen e fytyrës dhe të qafës. E lini të qëndrojë 10 minuta. Pastaj, mbi këtë shtresë e vini shkumën e rrahur nga të bardhët e vezës. Pas 15 minutash të tjera e lani fytyrën me ujë të vakët.

Patatja bën mrekulli
I kaloni nëpër sitë 150 g patate të ziera, i shtoni 100 g vaj bajameje dhe 150 g ajkë të thartë. Të gjitha këto i përzieni mirë dhe i vini në fytyrën e pastruar mirë. Kjo masë lihet për 45 minuta, pastrohet mirë me ujë të vakët. Lëkura do të bëhet e butë dhe e lëmuar.

Trangulli i gjithëfuqishëm
Trangullin e freskët e pritni në rrathë të hollë, e përzieni me ajkë të freskët, të thartë. Me këtë masë mbulohet tërë sipërfaqja e fytyrës dhe lihet për 20 minuta. Pastrohet me ujë të vakët. Është maskë e përshtatshme për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë.

KËSHILLË: Para se të përdorni çfarëdo maske, duhet pastruar mirë lëkura e fytyrës. Domethënë, së pari duhet hequr grimi, pastaj duhet pastruar me qumësht dhe në fund me losion.

* Po qe se dëshironi që maska ushqyese apo freskuese të ketë ndikim më të mirë, bëhet një piling i lehtë (përmes kremrave speciale për piling). Sepse, lëkura e pastruar më shpejt do t’i thithë përbërësit ushqyese të maskës.
* Maska mbahet në fytyrë aq kohë sa rekomandohet në udhëzim. Nëse kapërcehet koha e paraparë për mbajtjen e maskës, atëherë nuk do të arrihet përmirësimi, as freskimi i lëkurës, përkundrazi do të ketë efekt të kundërt! Kështu, maska do ta shkatërrojë apo do ta “gërvishtë” tenin e fytyrës!
 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version