Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Lëkura është e etur edhe në dimër...
Lëkura është e etur edhe në dimër...

Koha e ftohtë ndikon pafavorshëm në lëkurë, në proceset biokimike në organizëm dhe, natyrisht, edhe në humorin tonë. Megjithatë, një nga ndryshimet më të pakëndshme është tharja e lëkurës. Domethënë, në këtë periudhë të vitit, lëkurës i nevojitet lagështia…, madje shumë lagështi!

Sytë: Lëkura rreth syve është më e holla në trup dhe për këtë arsye thahet shpejt. Prandaj, sa herë të dilni nga shtëpia, mbani syze dielli, që të mund t’i mbroni sytë nga të ftohtit, nga veriu e bloza, si dhe përdorni kremin ekstra hidratues për fytyrë (dhe rreth syve), si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Me rastin e zgjedhjes së kremit të përshtatshëm të lagësht, kushtoni kujdes përbërjes së tij. Në krem duhet të ketë gjalpë mangoje, për shkak të hidratimit intensiv, aloe vera, për zbutje të irritimit të lëkurës dhe urea, për shkak të tërheqjes së lagështisë nga rrethi.

Faqet: Moti me erë mund të “tërheqë” yndyrat e natyrshme nga lëkura, që rezulton me ndjeshmëri të theksuar, me sipërfaqe të vrazhda. Lëkura e faqeve është pjesa më e dëmtuar e fytyrës dhe e para që bie nën ndikimin e erërave dhe të temperaturave të ulëta.

Buzët: Përderisa lëkura e pjesës tjetër të trupit përbëhet nga tri shtresa, buzëve u mungon shtresa e jashtme, për ç’arsye këto u nënshtrohen më së shumti tharjes dhe çarjes. Gjëja kryesore është përdorimi i shpeshtë i yndyrës për buzë, që përmban mango dhe aloe vera.

Duart dhe bërrylat: Lëkura në duar dhe në bërryla është më e trashë se në pjesë të tjera të trupit, thahet lehtë dhe vrazhdësohet. Prandaj është e nevojshme që shpesh të bëhet pilingu dhe të përdoret shtresë e trashë e kremit hidratues. Po kështu, është e nevojshme që çdo mbrëmje pas dushit të përdoret losioni me bazë vaji bajamesh, trëndafili dhe ulliri.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
279

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version