Ti je ketu: Ballina > Aktuale > 5 herë JO, pas drekimit
Shëndeti
5 herë JO, pas drekimit
Të gjithë ne kemi disa shprehi, kështu që shpesh, në mënyrë mekanike, i shprehim pas drekimit të bollshëm dhe të shijshëm. Megjithatë, shkencëtarët këshillojnë t’u përmbahemi disa rregullave që shërbejnë për jetë të gjatë dhe të shëndoshë.

Mos pini duhan: Pirja e një cigareje menjëherë pas drekimit është si të pish dhjetë të tjera si zakonisht, sepse kjo për dhjetë herë e rrit rrezikun nga kanceri.

Mos hani pemë: Nëse menjëherë pas shujtës hani ndonjë pemë, kjo mund të shkaktojë fryrjen e lukthit. Mund ta përdorni së paku dy orë pas drekimit ose një orë para drekës.

Mos bëni dush: Dushi shkakton qarkullim më të madh të gjakut te duart dhe këmbët, kështu me këtë zvogëlohet qarkullimi i gjakut rreth lukthit. Për këtë arsye sistemi i tretjes do të dobësohet.

Mos ecni: Edhe pse shumica thonë se pas drekimit duhet të shëtitet, ky është mashtrim. Ecja menjëherë pas shujtës pamundëson absorbimin e substancave të dobishme nga ushqimi i ngrënë. Pritni së paku gjysmë ore për fillim të aktiviteteve.

Mos flini: Ushqimi që e hamë nuk tretet drejt nëse menjëherë pas drekimit flemë. Kjo mund të shkaktojë shfaqjen e thartirës në lukth, por edhe infeksionin e zorrëve.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
279

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version