Në botën perëndimore trashësia ka marrë përmasa të epidemisë. Trashësia nuk është vetëm çështje e pamjes, veçse edhe problem serioz shëndetësor: rrezik nga sëmundja e kancerit, sëmundjet e zemrës, sëmundja e sheqerit dhe artriti.
• Shmanguni peshores dhe përqendrohuni në shëndetin tuaj! Caktojani një qëllim vetes: mënyrën e shëndetshme të jetës. Përdorni më pak kalori. Mund të ngopeni edhe me ushqim me pak kalori. Dhe hani sa herë të ndieni uri.
• Rriteni harxhimin e energjisë.
• Pini 8-10 gota ujë çdo ditë, ndërsa njërën prej tyre para ushqimit. Do të hani më pak. Hani ngadalë.
• Kujdes me sallatën – mbusheni pjatën me perime të freskëta, ndërsa “dresingun” vëreni në një enë tjetër. Uleni pirunin në dresing para çdo kafshate - do ta rregulloni shijen, ndërsa do t’i kurseni kaloritë e shumta.
• Multivitaminat me minerale – përdorni çdo ditë.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.