E veshur në fustan të zi kombinuar me parica të arta, me dekoltenë ekstra të hapur, këngëtarja sharmante, përherë plot energji, u veçua me imazhin e saj eksitues në ngjarjen kultorore Met Gala 2019, i cili u mbajt të hënën, në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju-Jork. Ajo ishte në qendër të vëmendjes duke treguar të gjitha atributet joshëse, ndërkaq bizhutë nga diamanti që përfshinin një gjerdan dhe një palë vath, ia shtonin akoma bukurinë. Rita Ora është e pranishme në ngjarjet kulturore më të mëdha botërore dhe përherë zgjedh fustane magjepsëse për shfaqjen në evente publike. Fustanet e saj kryesisht janë jashtëzakonisht elegante, por njëkohësisht tejet provokuese.