Kënaquni me tinguj të muzikës që e preferoni
Nuk jeni aq të disponuar të shkoni në ndonjë lokal me muzikë ‘të çmendur’, ndërsa do të dëshironit “mbrëmje muzikore”?! Asgjë më lehtë. Mund të rrini në shtëpi dhe të argëtoheni shkëlqyeshëm. Siguroni një CD me muzikë që e preferoni, argëtuese, vishuni sipas qejfit dhe organizoni një kërcim-vallëzim vetëm për veten dhe për të dashurin tuaj.
Lozni me fjalë
Organizoni mbrëmjen “Scrubble night.” A ju kujtohet loja ku nevojitet që nga shkronjat e tërhequra të sajoni fjalën me kuptim, e pastaj, praktikisht, bëhet kryqëzimi i fjalëve. Interesante dhe e dobishme. Luani me nocione dhe bëjani me dije të dashurit tuaj se çfarë ju intereson këtij vikendi.
Organizoni darkë me miq
Ftojeni të paktën një çift mysafirë tek ju. Siguroni disa lloje të verës (jua propozojmë verën e kuqe Primitivo Di Manduria) dhe djathërat që do të përshtaten mirë. Bisedoni dhe kënaquni, duke u marrë vesh edhe lidhur me udhëtimet eventuale të përbashkëta.
Koha është për ditë sportive
Kur të keni pushuar mirë, të jeni kënaqur, të jeni marrë me disa aktivitete në dhomën e gjumit, është koha që t’i ktheheni natyrës dhe sportit. Mblidheni shoqërinë e dëshiruar, interesante, dhe dilni për të ecur në natyrë. Temperaturat në këtë periudhë i favorizojnë aktivitetet sportive – kënaquni.