Sa keq kur ikin njerëzit e vyeshëm e të zotët siç ishte doktoresha e shquar Drita Mekuli, e bija e çiftit të njohur Esad Mekuli dhe e gjinekologes - profesoreshës Sehadete!
Mikja ime e shtrenjtë gjatë këtyre viteve të lëngimit të saj nga sëmundja e rëndë, nuk u ankua asnjëherë dhe nuk e ndërpreu punën – profesionin e saj të shenjtë. Ishte grua shumë e fortë e tejet e guximshme! Shoqëria jonë mbeti pa mjeken e rrallë që la gjurmë në mjekësinë kosovare, veçan te pacientët e shumtë, që do ta kujtojnë me shumë mirësi e dashuri!
Lamtumirë doktoreshë – mbetemi me kujtimet më të çmueshme, që di t’i ketë jeta!
Sanije Gashi
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.