Ti je ketu: Ballina > Moda > ELIE SAAB / PranverëVerë 2021
HAUTE COUTURE
ELIE SAAB / PranverëVerë 2021

Fustanet me pupla, rruaza, tyl dhe dantella, janë pjesë e koleksionit Pranverë/Verë 2021 të kreatorit Elie Saab, i cili edhe kësaj radhe fluturon me imagjinatën e tij të bujshme, duke sjell fustane të paimagjinueshme. Madje, mund të konsiderohet se ekzistenca e këtij koleksioni është një çudi në vetvete. Për shkak të kufizimeve të COVID-19, artizanët duhej të punonin me turne për ta përfunduar atë. Për më tepër, shtëpia e kreatorit Saab, në Bejrut ende po merret me pasojat e shpërthimit të tmerrshëm i cili ndodhi muaj më parë atje. Të gjithë u tronditën, por disenjatori i shquar duket se po i merr gjërat me kujdes. Përballë një trazire të tillë, Elie Saab krijoi një fantazi arratisëse të quajtur Le Théâtre du Rêve (Teatri i ëndrrës). Modelet u veshën në fustane të punuara në mënyrë të mrekullueshme me shkëlqimin e Belle Époque. Shumë veshje kishin detaje të guximshme, arkitektonike. Mbizotëruan fustanet, ndonëse nuk munguan as pantallonat dhe çizmet e larta.

Elie Saab mbajti në fokus siluetat dhe zbukurimet. Projektuesi tha se donte të krijonte diçka spektakolare dhe e bëri. Pelerinat me kapela, të qëndisura, ishin të destinuara për heroina përrallore dhe tejet të sofistikuara.

Koleksioni Pranverë/Verë 2021, në fund të fundit kishte të bënte me shpresën e transmetuar përmes së bukurës. "Unë dua të them, se çdo gjë çfarë bëj, gjithmonë ia dedikoj vendit tim, të gjithë fëmijëve, brezit të ri, për t`i dhënë atyre paqe, dhe një ëndërr të bukur, sepse besoj se prezantimi i gjërave të bukura, ndikon në vendin dhe njerëzit tanë, duke i bërë ata të besojnë se gjëra e bukura gjithmonë mbijetojnë", deklaroi Elie Saab.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

  

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version