Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Këshilla për mirëmbajtje të lëkurës nën sy
Këshilla për mirëmbajtje të lëkurës nën sy

Lëkura mund të mirëmbahet në shumë mënyra, me përdorimin e mjeteve të ndryshme. Megjithatë, për lëkurën nën sy nevojitet kujdes i posaçëm, sepse kjo pjesë është shumë e ndjeshme. Në vazhdim ju sqarojmë ç’është mirë për të dhe çfarë nuk i përgjigjet.

Gjumi
Gjumi është një nga faktorët shumë të rëndësishëm për lëkurë. Jo vetëm që e përtërit energjinë e lëkurës, por ndikon që, në përgjithësi, të dukeni më mirë. Rekomandohet që të flihet nga 8 orë, në mënyrë që lëkura juaj të duket e freskët dhe e pushuar.

Kastravecët
Jo vetëm janë të shijshëm si përbërës të ndonjë sallate, kastravecët janë shumë të përshtatshëm për mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës. Kur keni kohë për pushim, pritni disa rrathë të kastravecit të njomë dhe vini mbi sytë tuaj. Kjo do të ndikojë që lëkura dhe sytë të duken shumë të pushuar.

Kremi rreth syve – i posaçëm
Kur flasim për lëkurën nën sy, kurrsesi nuk është i këshillueshëm përdorimi i kremit që shfrytëzohet për mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës, sepse mund të jetë i ashpër, ndërsa lëkura rreth syve është posaçërisht e ndjeshme. Pikërisht për këtë arsye përdoret kremi që i dedikohet vetëm kësaj pjese të fytyrës.

Flini në jastëk të përshtatshëm
Besuat ose jo, jastëku mund t’ju ndihmojë shumë për mbajtjen e pamjes së bukur të lëkurës përfund syve. Nëse flini në shtrat të fortë dhe të papërshtatshëm, ndoshta është koha që ta ndërroni..

Vitamina K
Nëse blini kremin me vitaminën K, si përbërës dhe e përdorni në lëkurën nën sy, shumë shpejt do ta vëreni ndryshimin në pamjen tuaj.

Vaji i bajames
Dhe në fund, një nga mjetet më me ndikim për mirëmbajtjen e lëkurës nën sy, është – vaji i bajames. Nëse vetëm pak vaj bajameje e vini në lëkurën nën sy, do t’ia siguroni butësinë dhe bukurinë e nevojshme.

Më pak kripë, më pak qeska nën sy
Shenjat më të shpeshta të pagjumësisë janë qeskat nën sy, por mund të jenë edhe shenjë e çrregullimit në veshka ose të anemisë. Që të zgjidhni këtë problem, shtoni përdorimin e ushqimeve të pasura me vitaminën C, me kalium (banane, kajsi, pjeshkë, portokall, domate, patate) dhe me sumpor (shparguj, perime të hidhura), sepse këto ushqime e përshpejtojnë largimin e materieve të dëmshme nga organi-zmi. Shmangni ushqimet e kripura, sepse kripa e ndal ujin në organizëm.

Kalimi i viteve…
Vitet tona shprehen më së miri në fytyrën tonë. Me kalimin e kohës, rrudhat bëhen më të dukshme, lëkura më e lëvarur, ndërsa muskujt gradualisht e humbin fortësinë. Fytyra, me kalimin e kohës, ndryshon, ndërsa stresi dhe dërrmimi e përshpejtojnë këtë proces. Mirëpo, falë trajtimeve bashkëkohore të mirëmbajtjes të lëkurës, procesi i plakjes mund të ngadalësohet dukshëm dhe kështu të zgjaten rinia dhe bukuria.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

 


 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version