Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Pesë rreziqet nga të ndenjurit ulur
Shëndeti
Pesë rreziqet nga të ndenjurit ulur
Të ndenjurit ulur për ditë të tëra, përveç mbajtjes trupore, është i keq edhe për organet tuaja …

 1. Të ndenjurit e tepërt ulur mund të shkaktojë dëm në shumë organe – sëmundjet e zemrës, punën e tepërt të pankreasit, madje edhe kancerin e zorrës së trashë. Me qëndrimin ulur ngadalësohet qarkullimi i gjakut dhe muskujt harxhojnë më pak energji, e kjo shkakton grumbullimin e yndyrës në muret e enëve të gjakut,
2. Kur nuk jeni aktiv, ngadalësohen edhe funksionet e trurit, për çfarë më vështirë do të kujtoheni, do të përqendroheni dhe do të mbani mend. Po kështu, rriten gjasat për dhimbje në qafë, shtangim të shpinës dhe mbajtje të çrregullt të trupit.
3. Qëndrimi i tepërt ulur shkakton degjenerim të muskujve, sidomos në muskujt e barkut, ijëve dhe të prapanicës. Meqë për shkak të lëvizjes së pamjaftueshme, muskujt abdominalë qetësojnë, qëndrimi i shpeshtë ulur ndihmon krijimin e shtresave dhjamore në pjesët e përmendura të trupit.
4. Po kështu, qëndrimi i gjatë ulur i dobëson eshtrat dhe shkakton probleme të shumta me këmbët, si pasojë e qarkullimit të dobët.
5. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët rrinë ulur së tepërmi, kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë, ndryshe nga ata të cilët rregullisht dhe mjaftueshëm lëvizin. Një studim ka treguar se ata të cilët kalojnë kohë të gjatë duke shikuar televizorin, kanë 61% më shumë rrezik nga vdekja e hershme në krahasim me ata që shikojnë më pak se një orë në ditë.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version