Libri me vlerë enciklopedike ‘Zonjat intelektuale që lanë gjurmë në kulturën shqiptare’, u dedikohet grave të shquara, që, me punën e tyre vetëmohuese, me inteligjencën krijuese dhe me pasurinë njerëzore, bënë emër në profesionet e tyre, duke lënë gjurmë me vlerë të paperëndueshme. Është ky një libër i fuqishëm, i shkruar me shumë përkushtim nga gazetarja dhe publicistja e shquar Sanije Gashi, e cila përmes rrëfimeve unike të zonjave, shpalos udhëtimet historike të protagonisteve, të cilat kishin guximin të sillnin ndryshime në shoqëri.