Libri PRISHTINA përfaqëson historinë dhe identitetin e qytetit tonë; lidhjen tonë me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Po ashtu, në këtë libër flitet për objektet, monumentet historike dhe ndërtesat, si dhe vendet arkeologjike. Por koncepti i këtij libri të trashëgimisë kulturore është edhe më i gjerë, ngase përfshinë të gjitha dëshmitë e krijimtarisë dhe shprehjes njerëzore: fotografi, dokumente, libra dhe dorëshkrime, instrumente, objekte individuale etj. Sot, qytetet, konsiderohen gjithashtu pjesë e trashëgimisë kulturore pasi komunitetet identifikohen me peizazhin kulturor.