Marigona Dragusha: Së shpejti largohem nga modelizmi...
Foto Fadil Berisha
Fytyra e mrekullueshme e Marigona Dragushës, është bërë tejet e njohur me praninë e saj në fushën e modës, në metropolin e Nju-Jorkut. Por, bukuria kosovare nuk është se këtë popullaritet e ka arritur rastësisht, ajo vazhdimisht ka punuar me një përkushtim dhe frymëzim tejet të madh. Si një nga bukuritë më enigmatike, ajo ka mahnitur fotografët me praninë e saj të fuqishme para kamerës. Karriera e modelizmit është një fushë tejet kërkuese, e veçantë dhe mbresëlënëse, ndaj ajo që nga viti 2009 bën jetën midis Prishtinës dhe Nju-Jorkut. Kësaj mënyre të jetesës, duket se po i vjen fundi, ngase ajo paralajmëron që së shpejti do të largohet nga modelizmi. Mbase, ka ardhur koha për një kapitull të ri në jetën e saj. Në vazhdim ajo zbulon gjëra interesante nga jeta e modeles që e jetoi ëndrrën amerikane.