Në një ditë të ftohtë janari, midis pirgut të letrave të ardhura atë mëngjes, gjendej edhe një zarf i trashë. Vinte nga Londra. Mikesha ime e kahershme, gazetarja Sanije Gashi, me anë të një e-maili elektronik, më kishte njoftuar se po më niste librin e saj të porsadalë. Po ia jepte kunatës që nisej në Londër, për më shumë siguri. Libri ishte tani ndër duart e mia. Ai titullohej: «Histori të tmerrit 1998-1999“. Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave.
Revista TEUTA
Revista TEUTA SAIMIR PIRGU - Ikona e pakrahasueshme e skenës operistike botërore
Foto Fadil Berisha