“Nëse prindërit e mi që më lindën e më rritën, nuk kanë mëshirë për mua, e shkelin ligjin duke më përjashtuar nga e drejta në trashëgimi, pse duhet të pres që burri im i dhunshëm do të më ndajë hise?!”, këtë pyetje e parashtron G.L., nga Prishtina, e cila është kategorikisht kundër që t’i drejtohet gjykatës për të realizuar të drejtën e saj. Përjashtimi i femrës nga e drejta në trashëgiminë familjare, është pikënisja e diskriminimit të saj. Duke realizuar të drejtën mbi pronën, femra do t’i dilte zot vetes, nuk do ta duronte dhunën dhe nuk do të kishte nevojë për strehimore...
Për angazhimin e institucioneve për ta ndryshuar këtë realitet të hidhur, për pasojat e këtij diskriminimi, për gjendjen në komunitetet e tjera në Kosovë, sa i përket këtij aspekti, për revistën “Teuta” flasin - Edona Hajrullahu, kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore, sociologët Shemsi Krasniqi e Artan Muhaxhiri, psikologu Besnik Peci, zv/drejtoresha e RTK-së, Anamari Repić, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, dy femra kosovare që po bartin pasojat e mohimit të së drejtës në trashëgiminë familjare, etj...
Revista TEUTA
Revista TEUTA SAIMIR PIRGU - Ikona e pakrahasueshme e skenës operistike botërore
Foto Fadil Berisha