Mendoni të jetoni dhe të punoni jashtë kufijve të vendit tonë? Katër Zonja metropolitane zbulojnë këshillat praktike të përvojës së tyre të cilat ishin vendimmarrëse për suksesin e arritur. Pse ndodhi ta braktisnin vendlindjen, si u gjendën në vende të huaja, çfarë është zhvillimi i karrierës së tyre të suksesshme, rrëfejnë: Laura Konda, spikere dhe gazetare e Zërit të Amerikës, Uashington, Ardiana Gjini Beeley, mjeke në Bristol (Angli), Ilire Rexha Gjocaj, inxhiniere në Hamburg (Gjermani) dhe Shenida Bilalli, regjisore në Zagreb (Kroaci).
Revista TEUTA
Revista Teuta - Stilet e nivelit të lartë Foto Fadil Berisha Modele Mirjeta Shala