Kafjalli që moti njihet si shujta më e rëndësishme e ditës. Mirëpo, shumica prej nesh, duke nxituar e kërcejmë. Ja çfarë mund të përdoret në shujtën e mëngjesit – së paku një gotë lëng... Përbërja e fijezave në lëngjet e pemëve i ndihmon organizmit në rregullimin e tretjes. Lëngu i pemëve mund të pengojë të ashtuquajturën ‘hypoglukeminë e mëngjesit’, ose uljen e sheqerit, që mund të shkaktojë shumë simptoma fiziologjike dhe fizike, siç është marramendja, ligështimi, ndryshimi i disponimit, dhembja, anksioziteti dhe depresioni. Personave që në mëngjes nuk ndiejnë uri, lëngu i pemëve mund t’ua hapë oreksin dhe kështu të ndihmojë në realizimin e shujtës më të rëndësishme ditore. Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se përdorimi ditor i pesë shujtave të pemëve e të perimeve – është çelësi i shëndetit të mirë. Pse, pra, të mos e fillojmë ditën me një gotë lëng pemësh?
Revista TEUTA
Revista Teuta - Stilet e nivelit të lartë Foto Fadil Berisha Modele Mirjeta Shala