Në çastet e lumtura, por dhe në momentet sfiduese, përherë janë të lidhur dhe mbështesin njëri-tjetrin me gjithë forcën që kanë. Dy nëna të personaliteteve të reja politike tregojnë për respektin e ndërsjellë dhe vendin e veçantë që kanë bijtë në zemrat e tyre… Në fakt, dashuria dhe emocionet e nënave - janë jetësore për mirëqenien e fëmijëve, ngase dashuria e tyre formon kulturë dhe individë me personalitet. Nënat kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndikuar në gjeneratat e ardhshme dhe për të krijuar një shoqëri të barabartë. Këtë qëllim në jetën e tyre duket se e kishin edhe zonjat Nazë Sejdiu dhe Emine Abdigjiku, të cilat zbulojnë si arritën të rrisin djemtë e tyre të cilët sot veçohen për kulturë dhe edukatë kudo që paraqiten dhe pa dyshim sjellin një frymë tërësisht të re qytetare në shoqërinë kosovare…
Revista TEUTA
Revista Teuta - Stilet e nivelit të lartë Foto Fadil Berisha Modele Mirjeta Shala