Nëse fuqizimi i grave do të ishte i përhapur në gjithë botën, gratë do të kishin një pozitë të fortë në këtë planet. Në Kosovë, ndërkaq, pozita e gruas nuk është shumë e favorshme, por ato janë duke bërë përpjekje, me kalimin e kohës, që ta përmirësojnë këtë gjendje. Në këtë mënyrë, mbase do të kemi një zhvillim më të shpejtë të shoqërisë, transformim, nga jeta patriarkale, e cila është dominuese, në shoqëri të qytetëruar. Okupimi, lufta dhe transicioni nuk do mend se e kanë ngadalësuar në masë të madhe këtë proces, prandaj nevojitet shumë punë në vetëdijesimin dhe ngritjen e shoqërisë sonë. Por, si e shohin gruan kosovare zonjat ndërkombëtare, të cilat jetojnë në Prishtinë dhe vijnë nga vende me kultura të ndryshme? Në vazhdim mësojmë për opinionet e ambasadores gjermane, finlandeze dhe turke: si e imagjinuan dhe si e gjetën Kosovën ato?
Revista TEUTA
Revista Teuta - Stilet e nivelit të lartë Foto Fadil Berisha Modele Mirjeta Shala