Shkrimtari i njohur, prof. dr. Xhemaludin Latiq nga Sarajeva (librat e të cilit janë përkthyer edhe në Shkup e Tiranë), e intervistoi këngëtaren e madhe, të paharrueshmen Nexhmije Pagarusha. Ai i kishte kujtimet e hershme, në do kohë kur ishte student në Prishtinë. Që atëherë i kishte ndjekur sukseset e këngëtares, por kurrë nuk e kishte gjetur rastin të bashkëbisedonte. E gjeti mundësinë t’i tregonte se tërë jetën e kishte ndjekur. Nga Nexhmije Pagarusha mori dhuratë një CD me këngët e zgjedhura të saj, të realizuar pikërisht me rastin e rrumbullakimit të tetë dekadave jetë. Prof. dr. Xhemaludin Latiq, i cili në kohën e monizmit në Sarajevë ishte dënuar me gjashtë vjet burg, ndërkaq pas përfundimit të luftës në Bosnjë ishte këshilltar politik i kryetarit të Bosnjës Alija Izetbegoviq, bëri intervistë me Nexhmije Pagarushën për opinionin boshnjak, kurse revista “Teuta” me dëshirën e autorit sjell pjesë nga kjo intervistë edhe për opinionin shqiptar.
Revista TEUTA
Revista TEUTA SAIMIR PIRGU - Ikona e pakrahasueshme e skenës operistike botërore
Foto Fadil Berisha