Libër unik, tejet interesant për lexuesit, ku gazetarja e parë kosovare, me përvojën më të gjatë profesionale, Sanije Gashi, zbulon histori të ndryshme për kohën e dikurshme institucionale në pallatin e shtypit Rilindja; ngërthen në mënyrë të jashtëzakonshme ngjarjet dhe personalitetet e fushës së medies, shkruar nga një aspekt tërësisht i panjohur, për kohën kur në Kosovë gazetaria ishte “profesion burrash”. Ky botim është një libër historie në të cilin flitet po ashtu për vitet e okupimit të Kosovës dhe Lëvizjen gjithë popullore, përmes së cilit autorja udhëton me përvojën më të fortë njerëzore dhe profesionale dhe arrin gjatë gjithë rrëfimit të emocionojë, inkurajojë dhe inspirojë secilin lexues.