Ti je ketu: Ballina > Opinione > Çfarë flet gjatësia e flokëve për karakterin tuaj?
Çfarë flet gjatësia e flokëve për karakterin tuaj?
Sipas disa hulumtimeve, gjatësia e flokëve nuk definon vetëm stilin e frizurës suaj, por e karakterizon edhe personalitetin tuaj.

Flokët e shkurtër
Flokët e shkurtër më së shpeshti janë shprehje e guximit, kështu që i zgjedhin kryesisht ata me vetëbesim të lartë. Gjithashtu, gratë që mbajnë flokë të shkurtër janë shumë komunikative, të këndshme dhe lehtë zënë miqësi. Problemet i zgjidhin qetë dhe ndershëm, ndërsa i duan punët ku manifestohet inteligjenca e tyre.

Gjatësia e flokëve deri mbi supe
Flokët e gjatë deri mbi supe janë zgjedhje e grave të sinqerta, të cilat nuk e durojnë rutinën, dëshirojnë të fitojnë përvoja të reja dhe nuk kanë komplekse. Përveç kësaj, kjo gjatësi i përshkruan gratë të cilat i balancojnë shumë mirë punët ndërmjet jetës private dhe punës zyrtare.

Flokët deri në supe
Flokët deri në supe më së shpeshti i zgjedhin damat elegante me pamje të sofistikuar dhe shumë femërore. Kjo gjatësi flokësh flet për personat që dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes, flasin shumë dhe i vlerësojnë tepër mikeshat e tyre, të cilat gjithherë i vënë në vend të parë.

Flokët e gjatë
Nëse jeni pronare krenare e flokëve të gjatë, ju jeni ëndërrimtare e madhe dhe nuk lini gjë t’ju pengojë në rrugën për të arritur realizimin e ëndrrave tuaja. Femrat me flokë të gjatë në dashuri kërkojnë lidhje jetëgjatë dhe japin çdo gjë nga vetja, porse janë shumë zgjedhëse dhe kërkuese me rastin e zgjedhjes së partnerit.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
277

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version