Ti je ketu: Ballina > Aktuale >

7 Super ushqime të cilat e rrisin përqendrimin dhe produktivitetin

Përqendroheni me vështirësi? Kjo është shenjë se ju mungon vitamina E. Arsyeja pse ju bie përqendrimi me siguri qëndron te përdorimi i pamjaftueshëm i vitaminës E. Për fat, kjo vitaminë mund të gjendet në ushqimet e preferuara dhe në këtë mënyrë mund të përmirësohet produktiviteti në punë ose përqendrimi gjatë mësimit.

Kafeja: Të gjithë e duam kafenë, aromën e saj dhe shijen që na freskon. Dita jonë kurrë nuk fillon pa kafenë e mëngjesit. Kafeja përmban përbërësin që quhet kafeinë, e cila e rrit nivelin e oksigjenit në gjak, na bën më të kujdesshëm dhe na ndihmon që të fokusohemi.

Vezët: Veza është një nga ushqimet që ndihmon të fokusohemi. Kolina që gjendet në të verdhën e vezës është përgjegjës për përforcimin e përqendrimit.

Panxhari: Është perim i ëmbël i shkëlqyer për trurin! Panxhari përmirëson aftësitë konjitive dhe përmirëson fokusin e përqendrimit.

Çokollata e zezë: Konsumimi i disa katrorëve të çokollatës së zezë çdo ditë, përfundimisht mund të rrisë fokusin dhe përqendrimin. Çokollata e zezë përmban kafeinë dhe e rrit zgjuarsinë, ndërsa prania e magnezit në të ndihmon që të largohet stresi.

Arra: Sipas hulumtimeve të paradokohshme, arrat mund ta përmirësojnë përqendrimin. Vitaminat dhe mineralet e pranishme në arra, kanë aftësinë që ta rrisin memorien dhe përqendrimin.

Banania: Bananet, gjithashtu, ndihmojnë shtimin e përqendrimit, sepse janë të pasura me kalium dhe me minerale esenciale, të cilat e ruajnë trurin dhe sistemin nervor.

Çaji i gjelbër: Studimet tregojnë se çaji i gjelbër po ashtu e përmirëson humorin dhe përqendrimin. Lirisht përdoreni çajin e gjelbër.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version